Edhe Vetëvendosje bojkoton fjalimin e Thaçit në Kuvend

22.12.2016 16:04:18

Fjalimin e presidentit  Hashim Thaçi para deputetëve  të premten, do ta bojkotojë edhe Lëvizja Vetëvendosje

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, Shkodran Hoti, zëdhënës i kësaj partie.

Përveç Vetëvendosjes edhe dy paritë tjera opozitare, AAK e Nisma kanë konfirmuar për lajmi.net  mos prezencën e tyre në fjalimin e presidentit para deputetëve.

Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.

Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin i para i vendit raporton për punën një vjeçare të tij.