Edi Rama i sikletosur gjatë rrugëtimit në SHBA, çfarë e mundon kryeministrin?!…

12.11.2016 16:59:09

Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, është fotografuar në bordin e avionit teksa udhëtonte drejt New York-ut me rastin e çeljes së ekspozitës vetjake të pikturave.

Nga çfarë duket në fotografinë e shkrepur me një smartphonenga një pasagjer në bordin e avionit të linjës së “Lufthansas”, Mynih- New York ku udhëtonte Rama, ky i fundit duket i sikletosur teksa ka mbështetur kokën në pjesën e mbrapme të sediljes përballë tij.

Në ndihmë i ka ardhur edhe një jastëk.

Fotoja është dërguar në adresën e jugunews.net nga personi që e ka shkrepur me aparatin celular.

Nuk dihet nëse kryeministri ka patur ndonjë shqetësim shëndetësor apo vuan nga lartësitë, por sipas burimeve raportohet se kryeministri është monitoruar me kujdes përgjatë gjithë kohës së fluturimit mbi Atlantik nga shoqëruesit e tij.

Image