Edi Rama mesazh Serbisë: Jepini fund makthit, njihni Pavarësinë e Kosovës     

27.09.2017 12:10:49

Gjatë konferencës së përbashkët, kryeminisri Edi Rama dhe homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, dha një mesazh të qartë edhe për Serbinë, sa i takon zgjidhjes së dialogut me Prishtinën.

Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Beogradit që të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas tij do ta çlironte atë dhe nga makthet e së shkuarës.

“Fund shpenzimeve të buxheteve tona për të mbajtur seli konsullore veç e veç, dhe për ça arsye? Kot. Do nisim në kryeqendrat europiane dhe më pas pak nga pak. Do jetë një fond i përbashkët nga dy shtetet. Do u jap shqiptarëve një adresë. Shqipëria është e gatshme që të jetë pjesë e sfidave që has Kosova. Diplomacia jonë ka qenë dhe do jetë edhe më aktive në aspektin ndërkombëtar. Me rëndësi është që të theksohet se Shqipëria do të mbështes dialogun e Beogradit me Prishtinën, në funksion të gjetjes së një zgjedhje realiste dhe çlirimin e Serbisë nga makthi i së shkuarës, që mban peng Serbinë në radhë të parë, që pengon njohjen e Pavarësie së Kosovës. E shoh shqetësim edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku është e domosdoshme që të gjendet rruga e zgjedhjes së ngërçit që po krijon jo pak probleme me ndërkombëtarët. Kosova duhet të ketë çdo ditë miq dhe jo të humbasë ata. Jeni banor i njësisë nr.5 në Tiranë, ku kemi deputet Pandeli Majkon, dhe për sa kohë që jemi dy shtete, keni detyrimet që të zhvillojmë protokollet siç e takojnë. Nuk është as e rastit e as e tepërt që t’ju presim këtu në pallat, ku tregojmë vlerësimin e madh që ne kemi për mënyrën se si për këto vite Kosova po zhvillohet”, tha Rama