Edi Rama mund të flas për Kosovën, por vendimet i marrim ne, tha Thaçi

19.10.2016 22:57:29

Pas debatit të stërzgjatur për bashkimin kombëtar, i cili kohën e fundit ka kaluar edhe në banalitet, ka komentuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për këtë çështje.

Thaçi tha, se nuk dëshiron të komentoj për opinionet private të askujt, pasi ai mundet të flas vetëm në emër të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Opinionet privat të askujt nuk i komentoj, mund të flas vetëm në emër të Kosovës”, u shpreh presidenti.

Thaçi tha, se kohën e fundit ka lexuar opinione nga më të ndryshme, e disa ai i quajti të tmerrshme dhe disa interesante, por thotë se disa prej tyre nuk mund të jenë ashtu siç janë paraqitur.

“Nuk mundemi të mohojmë procesin ndihmues të Shqipërisë në procese të rëndësishëm të  vendit asesi, jemi falënderues ndaj asaj që ka bërë për Kosovën. Lexova opinionet që kanë shkuar aq larg duke shtjelluar temën e bashkimit kombëtar”, tha ai në emisionin Opinion.

“Hatermbetje mes shqiptarëve nuk ka. Ka vetëm falënderime për ndihmën e dhënë, gjatë luftës, që jemi edhe falënderues dhe përulës ndaj vendit që strehoi qindra mijëra refugjatë.”

“Ky debat artificial është paqëndrueshëm dhe i pakontestueshëm.”

“Problematika Beograd ndër shqiptarët ndërlidhjet me Kosovën jo me Shqipërinë, pasi Shqipëria nuk ka qenë në luftë me Serbinë.”

“Bashkëpunim që po ndodh mes Shqipëris  dhe Serbisë është bashkëpunim bilateral. Raportet Shqipëri Serbi, apo sa shpesh ata bëjnë vizita është çështje e tyre”

“Edi Rama mund të flas për Kosovës, por ne i marrim vendimet.”