Edi Rama ripërsërit qëndrimin: Deri ditën e fundit në zyrë, do jem i pakënaqur me veten dhe qeverinë

11.12.2016 17:28:43

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në video-monologun e tij në Facebook për reformën në arsimin e lartë dhe vlerësimin që iu bë nxënësve shqiptarë nga agjencia ndërkombëtare PISA.

Njësoj si dhe javën e kaluar, Kryeministri i mëshoi fort qëndrimit të tij se pavarësisht këtyre rezultateve pozitive, ai është i pakënaqur me veten dhe qeverinë që drejton.

“Kam qenë dhe do të mbetem deri në ditën e fundit që do jem në zyrë i pakënaqur me veten dhe qeverinë”, tha Rama ndër të tjera.