Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka realizuar komunikimin e javës në facebook ku ka folur për gjendjen ekonomike, marrëveshjen me FMN dhe rritjen ekonomike prej 3.4%.
Ai ka folur për një program të ri ekonomik që do të zbatohet gjatë mandaditët të dytë qeverisës. Siç theksoi ai 1 miliardë dollarë pritet të hidhen në rindërtim.
“Paralelisht me luftën ndaj informalitetit, do nisim programin kombëtar 1 mld dollarë për rindërtim. Falë këtij programi ne do fusim një volum investimesh private, për të fuqizuar infrastrukturën e Shqipërisë. Ky program i ri do të sjellë gjatë 3 viteve të ardhshme një rritje ekonomike 2-fish, do rrisë punësimin. Mandati i parë që po shkon drejt fundit është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë që ne do ta fitojmë së bashku për ta bërë vendin më të mirë. Mes pjesës së parë e të dytë nuk ka pushim se do ketë zgjedhje. Për ne do jetë një ditë e gjatë për të çuar përpara projektin e fitues të bindur se jemi në drejtimin e duhur”, deklaroi Rama.
Ai ka theksuar se marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar ishte një histori suksesi, duke vlerësuar se rritja ekonomike prej 3,4% nuk është e mjaftueshme.






































