Edi Reja i nervozuar/ “Shqiponjat” në stërvitje, dalin pamjet e kuqezinjve nga Moldavia

13.10.2019 20:25:15

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duket se kanë hedhur pas shpine humbjen e pamerituar mbrëmjen e të premtes në Stamboll, teksa pasditen e djeshme udhëtuan drejt Moldavisë për ndeshjen e radhës eliminatore.

Gjatë paradites së sotme, trajneri italian i ka nxjerrë të gjithë në fushë për të kryer një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa në orën 19:30 do të kryhet edhe stërvitja e radhës, ku do të jepen detyrat finale për takimin.

Atmosfera në stërvitjen e kuqezinjve është dukur e qetë dhe mjaft optimiste, me futbollistët që duket se janë karikuar maksimalisht që të rikthehen menjëherë te fitorja, një sukses që në Stamboll ua mohoi vetëm fati.