Edouard Shnajder-DEDIKIM…vajzes time te vogel, Mathilde-GJUHA SHQIPE, GJUHE HYJNORE !

30.06.2019 16:24:51

Nga Luan Kalana

“Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë, më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde(shqiptare) me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë.
Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.
Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.
Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve, nuk ka qenë të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (të lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde.
Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë, të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.
Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893
Edouard Schneider

P.s.-(marre nga Libri- “NJË RACË E HARRUAR PELLAZGËT DHE SHQIPTARET PASARDHËSIT E TYRE”)
AUTOR: EDOUARD SCHNEIDER
ISH INXHINIER, SHEF I PROVINCËS SË SHKODRËS – SHQIPËRI – PËR QEVERINË OTOMANE
PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI
Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK