Ekonomia është ajo që dikton politikën

22.06.2020 14:38:25
Nga Ahmet Asani
Ekonomia ështê si puna e jorganit, sa më i madh të jetë jorgani aq me shlirê njeriu i shtrinë këmbët dhe aq më mirë e më rehat e bënë gjumin! Ekonomia është edhe si puna e atij që njëherë e kishin pas ulur te dera dhe herën tjeter kur vishet me qyrk e ulin në krye të vendit!
Shtepitë dhe familjet pa ekonomi mund te numrohen per punë statistike si shtëpi, por ne fakt ato janê vetëm barrë e shoqërisë! Në botë janë 194 shtete! De jure sot numrohet dhe e quan veten shtet edhe Zimbabve, sikur qe dje Shqipëria e Enver Hoxhes është numruar dhe e ka quajtur veten shtet, por e vërteta është se Shqipëria e Enver Hoxhës jo që nuk kishte pas qenë shtet, por as era shtet nuk i kishte pas ardhur!
Nëse Kryeministri Hoti do të menaxhoj mire me potencialin ekonomik të Kosovës e diasporës shqiptare, do të menaxhojë si duhet me ndihmat që morrëm, po marrim dhe do të marrim nga miqt tanë të vërtetë Amerika, Gjermania, Zvicra e disa shtete tjera perëndimore, le që qeverinë Hoti nuk do t’arrij ta rrezikoj askush politikisht, le qe nuk do të guxoj askush ti afrohet Kosovës te kufiri, por qeveria Hoti do te jetë ndër qeveritê me te nderuara deri sot si ne vend ashtu edhe në botë! Ekonomia është ajo që dikton politikat!