Ekskluzive: Qytetarë shqiptarë e boshnjakë vazhdojnë të zbardhin skandalin e votimeve me kusht!

24.11.2017 11:19:14

Sa më shumë që po kalon koha, po bëhet edhe më i madh skandali i votimit me kusht nga jashtë Kosovës.

Janë vetë qytetarët e ndryshëm që me Deklarata të tyre po mohojnë të kenë votuar për kryetar të Istogut.

Kësaj radhe në adresën tonë kanë ardhur Deklarata dhe dokumente identifukuese të qytetarëve shqiptarë dhe boshnjakë, nëpërmjet të të cilave kinfirmojnë adresat e tyre të sakta dhe mohojnë të kenë votuar qoftë me kusht, qoftë drejtpërdrejt, për kryetar të Istogut.

Duke respektuar vullnetin dhe kurajon e tyre, si dhe refuzimin e manipulimit në emër të tyre, fokusi.org do të bëjë publike çdo Deklaratë dhe çdo informacion që vjen nga qytetarët!/fokusi.org