Ekspertët e BE në takim me Shtabin e krizës pranë Komunës së Tetovës

17.08.2016 21:41:56

Në takimin e Grupit për menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës sot qëndruan ekspertët e Bashkimit Evropian, të cilët janë në misionin e tyre 8 ditorë përmes mekanizmit të BE për mbrojtje civile.

Në takim ekspertët nga Sllovenia dhe Austria, i kanë njoftuar të pranishmit për përshtypjet e para të cilat i kanë hasur në vendet e malësisë së Tetovës, që u goditën nga të reshurat e 6 gushtit. Ky hulumtim i tyre do të pasqyrohet në një raport të detajuar lidhur me masat praktike që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve nga të reshurat dhe vërshimet.

1

Më tej në takim nga ana e përfaqësuesve të Komunës së Tetovës në Shtabin Republikan për menaxhim me kriza, është raportuar rreth kërkesave dhe ecurisë së këtij trupi i cili menaxhon me situatën e të reshurave dhe vërshimeve në Shkup dhe Tetovë.

3