Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava: Propozimi i Thaçit mund të ketë “efekte anësore”! (Video)

09.03.2017 22:59:32

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, thotë se transformimi i FSK-së në Ushtri, përmes Ligjit që ka propozuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mund të ketë disfavore, “efekte anësore”, siç është ndarja e pjesës veriore të vendit.

“Kjo situatë na shtie me kuptu se diçka jo e mirë po na pret”, thotë Tërnava.

Tutje, ai pohon se nuk është kundër formimit të Ushtrisë, porse e rëndësishme është të ketë tamam misionin e një ushtrie.

“A thirret FSK apo ka ndonjë emër tjetër, kjo nuk ka rëndësi, sepse e rëndësishme është ta ketë misionin dhe kompetencat që të ruhet sovraniteti dhe integriteti I Kosovës”, shprehet Tërnava, ndërsa shton se për këtë çështje duhet konsultime edhe me ndërkombëtarët!