Eksportet rriten me 17.4% në krahasim me një vit më parë

29.12.2016 17:43:09

Eksportet në muajin nëntor rriten me 17.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe rreth 5.4 % në krahasim me muajin tetor.

Ky tregues bëhet i ditur nga raporti i fundit i INSTAT lidhur me ecurinë e Tregtisë së Jashtme për 11 mujorin e vitit 2016. Konkretisht në raport thuhet se eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 17,4% në krahasim me Nëntor 2015. Duke krahasuar vlerën e eksporteve të muajit Nëntor 2016 me një muaj më parë, Tetor 2016, vihet re një rritje e tyre me 5,4%. Duhet theksuar se ndikim në rritjen vjetore të eksporteve këtë muaj e ka dhënë edhe grupi “Tekstile dhe këpucë” me +5,7 pikë përqindje.

EksportetPërsa i përket ecurisë së importeve të mallrave në muajin Nëntor 2016 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 0,6% në krahasim me Nëntor 2015 dhe duke u rritur me 1,0% në krahasim me muajin Tetor 2016.
Shkëmbimet tregtare me BE rikonfirmohen në rritje duke shënuar rreth 3,3% rritje për periudhën Janar – Nëntor 2016 krahasuar me Janar – Nëntor 2015.