Ekstradimi i Ballist Morinës, ja çfarë shkruan media serbe

29.07.2017 14:25:47
Gazeta serbe “B92” i ka kushtuar sot një artikull lajmit për ekstradimin nga Kroacia në Serbi të Ismail Morinës, shqiptarit që ngriti dronin në Beograd.

 

Media në fjalë raporton se Ministria e Drejtësisë i ka bërë me dije se “kërkesa për ekstradim mbërriti me faks, por ende nuk është shqyrtuar”.

Më tej media serbe citon deklaratën e vëllait të Ballistit, Xhevair Morinës, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha: “Gjykata kroate ka vendosur ta ekstradojë. Kemi apeluar vendimin dhe gjyqi është në datën 11 gusht. Jemi plotësisht të braktisur nga shteti shqiptar.  I bëj thirrje shtetit shqiptar të ndërhyjë dhe të pengojë ekstradimin në Serbi. Përndryshe ne do bëjmë një gjë shumë radikale. Ne si familje do bëjmë shumë radikale gjë që do të habiten të gjithë ata”.

Morina po gjykohet në lidhje me ngritjen e një droni gjatë ndeshjes për Europianin 2016, Serbi-Shqipëri.