“El Clasico” gjermane shkon në favor të Bayernit

08.04.2017 19:40:37

Bayerni i Mynichut e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion duke triumfuar në “Alianze Arena” me rezultat të thellë 4:1.

Golat për Bayernin i shënuan Ribery, Robben dhe dy të tjera Robert Lewandowski, derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Raphael Guerreiro.

Bayerni tani e kryeson Bundesligen gjermane me 68 pikë të tubuara, 10 pikë më shumë se vendi i dytë Lepzigu i cili ka tubuar 58 pikë. /fokusi.org/