Elez Blakaj e quan të pafytyrë Aleksandër Lumezin

27.09.2019 11:24:20

O zotni, larg detyrave dhe përgjegjësive ligjore je, mos fol se u bëre gazi i botës, askush nuk po të merr seriozisht më, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e dinë shumë mirë se sa vlen, e lerë më opinioni publik”.

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Elez Blakaj, i cili tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Kosovës e ka kritikuar ashpër kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Blakaj ka thënë se të gjitha raportet e institucioneve më kredibile po e kritikojnë Lumezin, por “kujt me ia thënë, së pari duhet me pasur fytyrë”.

“Sa herë thirrën njerëzit e profilit të lartë qoftë si dëshmitar apo të dyshuar, ai [Lumezi] shqetësohet shumë dhe menjëherë të thërret në zyrë,…. sigurohet që të thërrasë përmes njerëzve të afërt të tij në zyrë ose përmes telefonave të tyre, sigurohet me çdo kusht se duhet shkuar po atë ditë (sepse e ka obligim t’i kthejë informacionet menjëherë)”.

“Sigurohet mirë se kush mund të hyjë në zyrë në atë moment kur të thërret, pastaj sigurohet pse dhe në çfarë cilësie është ftuar zyrtari i lartë, mundohet t’i arsyetojë veprimet e tyre me imunitet dhe kapaku është kur t’i kërkon pyetjet se për çfarë konkretisht do ta pyesësh zyrtarin e lartë shtetëror lidhur me veprën e caktuar penale, sepse thjeshtë ‘i vjen keq për ta’, e ka dëshirë që të vijnë sa me të përgatitur”.

“Krejt strategjia i prishet kur nuk i merr ato informacione të cilat i kërkon, e pastaj… fillon e ulurin duke të të kërcënuar me masa disiplinore…. I kuptueshëm reagimi i tij…. sepse e di që duhet dhënë llogari para padronëve të tij, nuk është e lehtë”.

“O zotni, larg detyrave dhe përgjegjësive ligjore je, mos fol se u bëre gazi i botës, askush nuk po të merr seriozisht më, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e dinë shumë mirë se sa vlen, e lerë më opinioni publik”