Engjëlli im / Vargje nga Lejla Hoti

15.04.2021 00:05:44
Engjëlli im 
Fjollë
kë me mbetë
në këtë edhe atë jetë.. Engjëll
Edhe këtë natë
Ti loton
E dëshperimi
tejkalon kufijt e normales
atehere kur çdo shkronje është lot
atehere kur çdo shkronje eshtë dhimbje
e rënkim
sa të vegjel
sa të pafuqishem jemi
para dëshpërimit tënd
sa të pafuqishem
para pamundesive tuaja të vogëla
e bukura ime
Engjelli im
Engjelli im
ka kohë qe buzëqeshja ime
mbi krih zogjesh nuk fluturon
Zemër
para lotiti tënd
para dhembjeve
e pamundesive tua të vogla
pikëllimi sa rëndon
Pikëllimi
Kur Engjell im qan
S’ ka peshë fjala
S’ ka shkelqim syri
As forcë dashuria
Ta mundë dhimbjen
qe Ty të pushton
Behemi të gjithe të vëgjel
Para dhimbjes tënde të madhe
që na pushton