Enver Hasani tregon se kush mund ta formojë Qeverinë

30.06.2017 19:29:15

Ish – kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke folur për mundësinë e dështimit të mandatarit të parë për ta formuar Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kushtetuesja thotë se në raundin e dytë të gjithë janë të barabartë, për ta formuar Qeverinë.

Sipas tij, Gjykata nuk ka thënë dhe nuk mund të thotë i dyti ose i treti, duke shtuar se, “në raundin e dytë janë të barabartë, me kushtin që janë të besueshëm se kanë votat e 50 për qind plus një deputet”.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë për shkuarje në zgjedhje, sepse sipas tij, nuk ka arsye kushteutese.