Enver Hoxhaj: Emërimi i Vulinit si ministër i Mbrojtjes, sinjalizon militarizimin e Serbisë

28.06.2017 16:59:47
Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se emërimi i Aleksandar Vulinit siç e ka qujatur ai një paramilitarit të njohur të vijës së ashpër, si ministër i ri i Mbrojtjes, sinjalizon militarizimin e mëtejshëm të  Serbisë.

” Figura të tilla kontraverse rrezikonjnë thellimin e mëtejshëm të mosbesimit rajonal dhe prishjen e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.