Enver Hoxhaj i reagon ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit

Enver Hoxhaj i reagon ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit

07.12.2017 20:33:34

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.