Enver Hoxhaj takon fëmijët e dëshmorëve, u premton kujdesin e shtetit

09.01.2021 14:36:05

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shumë fëmijë të dëshmorëve. Hoxhaj gjatë takimit u ka premtuar se shteti do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Postimi i plotë i Hoxhajt:
Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjëve tonë që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës.

Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja të punës dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për të rinjtë. Si parti e dalë nga lufta dhe si parti e shtetndërtimit, dhe si Kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për ti përmbushur zotimet tona.

Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!