Erdogan: Ata që na besojmë, nuk i vëmë në pozitë të vështirë!

13.11.2016 17:06:51

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e përcjelljes së anijes në kantierin e ndërtimeve të anijeve Tuzla-Sedef në Stamboll, tha se “Turqia nuk ka vendosur dhe nuk vendosë në pozitë të vështirë askënd nga ata që i besojnë, që janë të besueshëm dhe që investojnë.

Një pjesë e madhe e investitorëve ndërkombëtarë vazhdojnë investimet në vendin tonë duke i rritur ato sepse ata e shikojnë këtë të vërtetë”, ka thënë ai.

Erdogan, ka theksuar gjithashtu se nga katër anijet e ndërtuara për të përballuar nevojat në energjinë elektrike, 2dy prej tyre do të kontribuojnë për Indonezinë, një në Gana dhe tjetra në Birmani.

Gjithashtu, ai ka shprehur përgëzimet ndaj kompanisë Karadeniz Holding, e cila me projektet Powership e vendos në një vend të rëndësishëm në botë Turqinë në fushën e ndërtimit të anijeve të energjisë dhe në fushën e menaxhimit të tyre.

Presidenti i Turqisë ka shtuar se kompania aktualisht operon në Liban, Gana, Indonezi, Zambia me nëntë anije që tejkalojnë një kapacitet pre 1.500 megavat dhe se me anijet e reja ajo do të mundësojë një rritje me një kapacitet prej 6.000 megavat.