Është president i klubit SK Hradçany, shqiptari: Në Shqipëri kushtet ishin skandaloze, binte shiu nga çatia…

17.12.2020 16:01:04

Një histori e pabesueshme është ajo e Alon Hasës. 33-vjeçarit nga Shqipëria që u largua për një fat më të mire në Pragë të Çekisë, por sot e sheh veten si president të klubit SK Hradçany.

Aloni pati një fatkeqësi familjare në vitin 2002, kur ishte 15 vjeç, pasi i vdiq nëna e tij. Po atë vit vendosi të shkonte në Pragë, Çeki, pasi kushtet për gjimnastikë në Shqipëri ishin skandaloze.

Motra e tij e ndihmoi të vazhdonte shkollën dhe sportin atje dhe e prezantoi si kampion, por niveli i Alonit ishte shumë larg kampionëve të klubit. Asnjë trajner nuk e mori përsipër, por presidenti i klubit, Jiri Matucha, tha se do e stërviste për 1 një vit.