Ethem Ruka rrëfen sesi i mblidhte nga koshi i plehrave “shkarravinat” e ish ministrit Rama

14.11.2016 15:26:37

Pas deklarartës së bërë nga Kryministri Edi Rama rreth mënyrës sesi nisi koleksioni i pikturave të tij gjatë konferencës në galerinë Mary Goodman Gallery, duket se ky sqarim nuk i ka pëlqyer njëri prej personazhve të cituar nga Rama.

Po flasim për Et’hem Rukën, ish ministër i Arsimit në kohën kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës në kabinetin Nano. Et’hemi tregon sesi Edi Rama as nuk e kishte idenë e shkarravinave që bente nëpër copa letrash qeveritare, ndërsa ai pa tek ato potencialin e një koleksioni të vlefshëm e që vetë autori as nuk e kishte idenë.

Sot e gjithë ditën, ato piktura po i quajmë, janë një nga gozhdët ku Rama është kacavjerrush prej 3 vitësh duke shpenzuar me mijrë euro e dollarë për ti ekspozuar në kuadrin e një artisti kryeministër ndryshe nga liderët e tjerë botëror. Më poshtë lexoni sqarimin e një momentumi mjaft interesant nga Et’hem Ruka, koha kur ish ministri i Arsmit rrëmonte ne koshin e plehrave të kryeministrisë për të marrë shkarrvinat e kolegut të Kulturës, për ti kthyer më pas në koleksion.

Nga Et’hem Ruka.

Une ” hajduti” i pikturave te Rames.

Lexova me vemendje intervisten e Zotit Rama lidhur me ekspoziten e fundit te pikturave ne SHBA dhe u ndjeva u ndjeva mire dhe keq. Ndoshta humori i Rames ne kete interviste nuk eshte kuptuar mire. Eshte e vertet se une i kam marre Rames rreth 70 piktura te bera ne mbledhjen e qeverise. Vura re se mbasi mbaronte nje vizatim e hidhte ne kosh. Me vinte me te vertet keq dhe i kerkova te mi falte duke i firmosur dhe shkruar Prof Rukes. Sigurisht dhe daten. Pak e nga pak koleksioni i shtua.
Kur Z Rama u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane u akuzua per shperdorime ndaj dhe me nismen e PD u ngrit nje komision hetimor. Ne ate kohe une shkrova nje artikull ne mbrotje te Rames me titull “Rama, ky Hausman i vogel” ku beja nje paralele mes prefektit te Parizit ne vitet 1850 qe rindertoi Parizin e sotem dhe Rames si kryetar bashkie qe transformoi Tiranen. Fola ne telefon me Ramen per shkrimin dhe ai me ftoi ne Bashki per nje kafe. Kur mbrita aty i thash Rames: “Ato qe thone ata te PD per ty s’jane gje. Korrupsioni yt eshte ne keto dy dosje dhe i hodha ne tavoline dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij”. Ne fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave qe vet mi kishte falur. Aty kuptoi se puna e tij kish vlere. Me falenderoi dhe u ndame miqesisht. Qe nga ai cast ai filloi ti mblidhte vet pikturat qe bente. E bera kete shpjegim per ti freskuar kujtesen Rames per te verteten e ketij koleksioni me te vertet interesant, plote art dhe fantazi. Gjithcka tjeter nuk eshte aspak e vertet. Gjeja qe falet, falet. Ne komentet e bera nga shtypi dhe rrjetet sociale per kete ceshtje u ndjeva keq. Nese une nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para te Rames ndoshta ato do kishin perfunduar ne koshin e keyeministrise dhe zor se Rames do ti kishte vajtur mendja te ruante punen e vet dhe te hapte sot ekspozita. Edhe une kam ndermend te hap nje ekspozite me to ose te pergatis nje botim…