EULEX mbështet suspendimin e katër zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

23.11.2016 12:04:54

Lidhur me lajmin e suspendimit të katër zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ka reaguar edhe EULEX.

“EULEX mbështet përpjekjet e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në shërbimin korrektues”, shkruhet në një postim të EULEX-it në Twitter.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, por për shkak siç thuhet neglizhencës procedurale, ka suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren