Europë, të dhamë, të ruajtëm dhe të mbrojtëm me trup, n’a trajto si meritojmë !

27.04.2019 19:38:38

Nga: Fatmir Bajraj

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përkatësisht ; levizja e lirë e qytetarëve tanë të cilët jetojnë n’geto dhe t’getoizuar nga BE-ja, si i vetmi vend n’trupin e Europës, do na linte “erzin” n’vend, ngase u premtua me bujë dhe s’u dha. BE- ja deshtoj n’përmbushjën e pjesës së vetë të premtuar, pas përmbushjes së 100% të 94 kritereve në udhërrefysin e BE-së, të parashtruara për Kosovën, Institucionet dhe qytetarët e saj, për çfarë, ajo duhet të mbahët përgjegjëse dhe e turpëruar njekohësisht. Kosova po boshatisët legalisht, liberalizimi do jet një ditë ; trokitje n’derë të hapur. Më kot hedhët topi, nga BE-ja në vullnetin politik të vendeve anëtare veq & veq, pas vendimit të PE-së, i cili do duhej t’ishte hallka e fundit e vendimarrjes n’kudër të BE-së për liberalizimin e vizave për vednin e fundit të Ballkanit Përendimor-Kosovën. BE-ja, n’rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën, po luan dhe ka luajtur me kritere të dyfishta, dhe tanimë vuajmë edhe konsekuencat e një qasje të tillë diskriminuese fund e krye. Procesi i liberalizimit të vizave, pra levizja e lirë e qytetarëve, ishte edhe n’kuadrin e politikave të vet BE-së për Ballkanin Përendimor, dhe ky pezullim dhe shtyrje n’kohë, sikur le t’kuptohet se BE-ja nuk e sheh Kosovën dhe shqiptarët sikur vendet dhe popujtë tjerë të Ballkanit dhe Europës…! Ndryshe ; Si mund të lihet fati proceseve integruese të Kosovës, përfshi edhe levizjën e lirë të qytetarëve të saj, në duartë dhe në vullnetin e 5 vendeve të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siq janë : Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia ? – A do thot kjo se Kosova duhet të jet e përmasave dhe kriterëve vlerësuese të kutit të këtyre 5 vendeve që t’na hapën dyertë e integrimeve n’BE ? – A do thot se jemi peng i 5 shtetëve jo-njohëse të së drejtës sonë për liri e shtet ? – A e di përgjigjën BE-ja ? Mosnjohja nga këto 5 shtete, përkundër faktit së njohjën e bënë 22 tjera, përfshi Gjermaninë, Francën Italinë, Beligjikën, Holandën, vendet Skandinave dhe Mbretërinë e Bashkuar e cila tanimë është n’procesin e brexit-tit nga BE-ja, ato që se njohin, janë vendet me ekonomi të dobët dhe me një demokraci të brisht…! Nese BE-ja, e ka seriozisht qasjën e integrimve të Republikës së Kosovës, ajo këtë mund t’a bëjë në dy forma : – E para, t’i detyroj 5 nga 27 vendet që nuk njohin pavarësinë e Kosovës që këtë t’a bëjnë në një vëndim blanko të Unionit, duke u respektuar vendimi i shumicës absolute n’këtë rast 22 : 5, dhe – E dyta, t’i ndryshoj traktatet e vet Unionit (BE-së) , të cilat janë pengesë ligjore & legale e integrimeve reale n’BE, pa njohjën nga të gjitha shtetet, dhe t’krijohet hapësirë ligjore integrimeve në BE-së. Nese BE-ja, ecën tutje me logjikën farsë dhe hipokrite, sikur deri me tani, shpresat tona për integrime janë kurrfare, për t’mos thënë- zero (0) ! Serbia e privilegjuar, Kosova e diskriminuar n’proceset integruese dhe të anëtarsimit n’BE ! BE-ja n’a i hap rrugët vetëm pas një “Marveshje ligjërisht të obligushme dhe me njohje reciproke”, e cila mund të ndodhë, kur e njëjta plotësonë apetitet serbe për Kosovën e që janë : ndarja dhe copëtimi i Kosovës, defunksionalizimi i saj permes enklavave dhe pushtetit të tretë, eksteritorialitetin e kishave & manastirëve, dhe n’fund zhberjen praktike & faktike të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Pra, Serbisë karrotën, Kosovës shkopin…! Thjeshtë, BE-ja duhet të ndryshoj qasje ndaj Kosoves dhe shqiptarëve, nese vertetë n’a do brënda, deri sot ka deshmuar të kundërtën, duke u sjell dhe trajtu si mish të egër n’truallin e moqëm përendimor – Europë, pjesë e namit & lavdisë të së cilës jemi, pamedyshje ! Jemi n’Europë, mos n’a nxirrni jashtë…!