Europol: Ballkani e Kosova në rrezik nga sulmet terroriste, Kroacia të ketë kujdes këto ditë

16.06.2017 11:41:59

 

Agjencia evropiane kundër terrorizmit “Europol” ka ngritur një shqetësim për mundësi të sulmeve terroriste në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Siç raporton Sputnik, këto ditë ISIS ka kërcënuar me sulme në Ballkan, me arsyetimin se deri më tani kishin disa preokupime të tjera.

Për këtë kanë reaguar shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se do të përgatiten sa më mirë që një gjë e tillë mos të ndodh.

Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terroristë këto ditë i ka Kroacia.

Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, Europol, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si në vendet islamike ku kanë luftëtarë të tyre më shumë si Bosnja e Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartë përmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin.