Evakuohet aeroporti, sheshi dhe qendra tregtare në Danimarkë për shkak të kërcënimeve me bombë

17.10.2016 17:15:44

Në Danimarkë jo larg kryeqytetit është evakuuar aeroporti, sheshi dhe qendra tregtare për shkak të kërcënimeve me bombë, bën të ditur policia.

TV2 i Danimarkës bën të ditur se kërcënimet janë dërguar në Kopenhagë, përfshirë aeroportin ndërkombëtar por policia thotë se ato nuk janë serioze.

Në qytetin Roskild, policia ka evakuuar aeroportin lokal dhe sheshin.

Policia nuk ka dhënë detaje për kërcënime por bën të ditur se askush nuk është lënduar, transmeton Asociated Press.

Në të njëjtën kohë, në vendin e quajtur Slagels, rreth 60 kilometra nga Kopenhaga, është evakuuar qendra tregtare për kërcënime të ngjashme.

Me këtë rast polici fton qytetarët që mos të shkojnë në qendër të qytetit dhe as mos të kalojnë afër qendrave tregtare.