Facebook dhe Google kritika ndaj Trump për vendimin e emigrantëve

29.01.2017 19:54:18

Facebook dhe Google kanë kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trumpin për vendimin e kufizimit të hyrjes së refugjatëve në Amerikë.

Marck Zuckerberg me një postim në llogarinë e tij në facebook shkruan se SHBA-ja është shtet emigrantësh dhe për këtë duhet të jetë krenare.

“Ashtu sikurse shumë të tjerë edhe unë jam i shqetësuar për vendimin e firmosur nga Trump. Këtë vend duhet ta mbajmë të sigurtë, por këtë duhet ta realizojmë duke luftuar ato të cilët përbëjnë me të vërtetë kërcënim dhe jo kundër miliona emigrantësh të cilët kanë frikë se mos i largojnë nga vendi. Duhet ta mbajmë derën e hapur për emigrantët dhe ata të cilët kanë nevojë. Kjo është ajo që ne na bën ky(vend) që jemi.” Ka shkruar Zuckerberg.

Kurse kompania Google iu ka bërë thirrje punëtorëve të saj që ndodhen jashtë vendit të kthehen menjëherë në SHBA.

Reagimet të shumta pati pas vendimit të Donald Trump i cili ndaloi hyrjen e refugjatëve sirianë, dhe emigrantëve nga Irani, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni në SHBA.