FACEBOOKU NË ROLIN LAKMUESIT!

10.09.2020 11:43:12
Nga: Ahmet Asani
Nga mesimet e kimisê qysh në fillore me kujtohet fleta e letrës së lakmuesit e cila perdorej per ta konstatuar shkallen e acidit – tharrtines e cila ndodhet në një leng. Nese lengu ka acid (thartinë) atehere fleta e lakmuesit merr niansa te ndryshme te ngjyres se kuqe, nese nuk ka pra eshte bazike, atehere merr niansa te ngjyres se kaltert.
Ne jeten e perditshme, ne raportet ndernjerëzore, rrjeti social e kryesisht facebooku me sukses po e luan rolin e fletes se lakmuesit! Nepermjet facebookut njeriu shpejtë mund ta verej kur dhe pse ndonje mik i juaji eshte “tharrtuar” dhe eshte bere i kuq!?
Jo vetem kaq por me pak kerkim, mund edhe te konstatoni se çfar ka ndikuar te ai apo ajo, që të tharrtohet e skuqet, qe as edhe mos t’ju shkruaj e lajmerohet edhe ne rastet e faktkeqësive, atehere kur njeriu ka nevojê me se shumti per ndihmen e shokut e mikut!
Nje nga arsyet kryesore te “tharrtimit” dhe skuqjes se mikut tuaj, i cili me nuk u bene as like as shkrimeve tuaja, mund të jetë lidhja e tij organike me ndonje parti me ideoligji e frymê moniste te kuqe dhe lidhja e mikut tuaj me njerez me të cilet shembull ju mund ti keni shkeputur raportet qe nga rrezimi i murit të Berlinit!
Dhe ja qé shoku apo miku i juaj pas 30 viteve ka vendosur krijuar raporte te reja bash me ata njerez te cilet ju kanë shpallur tradhëtar! Rjedhimisht tani pas 30 vitesh shokut e mikut tuaj ne retroaktivë i pengojne shkrimet dhe qendrimet tuaja ndaj partisë dhe drejtuesëve te saj, prandaj ka vendosur te ngris nje mur me ju edhe pse ju kete kurrë nuk e keni besuar!
Identifikimi i vevetes me grupin e ka anen e vet pozitive, sepse njeriu si qenie sociale, kur eshte pjese e nje grupimi e ndien veten me te sigurt, me te fortê e më stabil! Por e keqja eshte se disa njerez me kohen lidhen aq shumë me grupin dhe ideologjinê e ati grupimi sa qe e humbin komplet individualitetin e tyre, harrojnê krejt qe kanë miq, shokë e farefis dhe po ua kritikove partinë apo liderin, ata tharrtohen e ‘skuqen’ aq shumë, sa që nuk tê shkruajne e as lajmerohen as në zorin me te madh! Kuptohet qe nuk i bejne me like shkrimeve e njoftimeve tuaja, nga qe pastaj obligohen te komentojnë ose të therrasin!
Me e keqja eshte kur një shok i femijerise me te cilin vetem gjumi të ka ndarë, behet pjese e ndonje grupimi politik sektar ku edhe aktiviteti online i anetareve ne rrjetin social facebook kontrollohet! Kohet e fundit disa shokë e miqë te mi janê lidhur aq shumê per parti e levizje te tilla, sa qe janë tharrtuar dhe bere krejt të kuq! Nga frika qe nena parti mund ti ndeshkojë, ata me shkruajnë, nuk i bejne shkrimet like e as i komentojnê!?
Ajo qe mund t’ju them gjithë shokëve e miqve te tillë, te hidheruar, tharrtuar e skuqur nga shkrimet e mia ndaj Nënës së tyre Parti te Kuqe, është që Zoti t’ju ndihmojë e çlirojë nga tharrtina qe ju ka hyre ne çdo qelizë të trupit sepse unë nuk mund t’ju ndihmoj me shumë se sa ta them te vêrtetën! Amen & Amin !
No photo description available.