Faculetat janë më të preferueshme për t’u përdorur sesa tharëset e duarve në largimin e koronavirusit

17.04.2020 11:35:10

Faculetat janë më të mira se tharëset e duarve në largimin e viruseve, siç është koronavirusi, tregojnë studimet e reja.

Sipas mediave të huaja, njerëzit që nuk i kanë larë duart siç duhet, përdorimi i faculetave është thelbësisht më i efektshëm sesa tharësit e duarve në heqjen e mikrobeve.

Mosarritja e heqjes së mikrobeve rrit transferimin në sipërfaqe të tjera dhe mundësi që ajo të përhapet dhe të kalohet te njerëzit e tjerë.

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka hetuar nëse mënyra si i thani duart në një tualet publik rezulton në një ndryshim në trasnmetimin e virusit në një mjedis spitalor, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë se rezultatet tona janë të rëndësishme për monitorimin e koronavirusit të ri që po përhapet në të gjithë botën”, ka thënë Ines Moura nga Universiteti i Leeds.

“Facultetat janë më të preferueshme për të tharë duart pas larjes dhe kështu mund të zvogëlohet rreziku i kontaminimit dhe përhapjes së virusit”, ka shtuar ajo.