Fadil Kajtazi: Biznesi i kategorise se Tomes shtohet pa marre parasyshe se ne cfar fatkeqesie eshte ndodhur ne te kaluaren dhe ndodhet sot Kosova dhe familjet e saja te shume vuajtura.

16.11.2016 21:15:46

Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë ka kërkuar nga Tomë Gashi dhe VV të ofrojnë fakte për rrugët alternative të hyrjes në çeli të personave të interesuar për vrasjen e Astrit Deharit, dhe fakte për shkeljen e procedurave nga ana e Shërbimit Korrektues në burgun e Prizrenit. E nëse, sipas z. Kajtazi nuk ofrojnë fakte për këto, atëherë del se po bëjnë luftë speciale kundër Kosovës.

Ky është i plotë postimit i Fadil Kajtazit:

Nese Tome Gashi dhe VV nuk i besojne fakteve te ofruara nga videoincizimet e kamerave te sigurise ne koridorin e burgut te Prizerenit, neve si qytetar, duhet te na ofrojne fakte si: 1. rruget alternative te hyrjes ne qeline e Astritit te personave qe kane qene te interesuar per vdekjen e tij; dhe 2. shkeljen e proceduarave te mbajtjes nga ana e Sherbimit Korektues ne burgun e Prizerenit. Nese Tome Gashi dhe VV nuk  i zberthejne keto dy gjera, ata spekulojne, bejne lufte speciale kunder Kosoves dhe familjes Dehari. Kush qendron prapa kesaj lufte mbetet per t’u pare. Por nje gje eshte e sigurte se biznesi i kategorise se Tomes shtohet pa marre parasyshe se ne cfar fatkeqesie eshte ndodhur ne te kaluaren dhe ndodhet sot Kosova dhe familjet e saja te shume vuajtura.