Fadil Kajtazi: Planifikimet eventuale serbe për ndonjë aventurë të re ushtarake në Ballkan, mundë të jenë të kobshme për Serbinë

15.12.2016 13:20:20

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajazi ka komentuar blerjen e gjashtë avionëve MiG-29 dhe tridhjetë tankeve nga ana e Serbisë, duke e parë edhe në raport me NATO-n, edhe në raport me Kosovën. Sipas z. Kajtazi, këta avionë kanë kapacitete të kufizuara në raport me avionët e NATO-s dhe të vendeve të rajonit dhe mund të jenë të kobshme për vetë Serbinë nëse ajo mendon të ndërmarrë ndonjë aveturë ushtarake.

Ky është i plotë postimi i Fadil Kajtazit:

“Furnizimi me gjashtë avion MiG-29, dhe tridhjetë tankeve T-72B3, është i kushtueshëm për buxhetin e varfër të Serbisë, dhe kjo sasi e armatimit nuk përmirëson pozitën ushtarake të Serbisë në rajon dhe në raport me faktorët që garantojnë sigurinë e Kosovës. Këta avion dhe tanke, pavarësisht se janë modele të modifikuara, kanë kapacitete të kufizuara tekniko-taktike në raport me aeroplanët e shteteve anëtare të NATO-së dhe të atyre që i posedojnë ushtritë e rajonit.
Në raport me Kosovën, pa NATO-në, sasia e armatimit që posedon tani Ushtria e Serbisë është e mjaftueshme për ta pushtuar Kosovën, dhe kjo me kushtin nëse flasim në aspektin bukëval, e që nënkupton se Ushtria e Republikës së Kosovës nuk armatoset.
Mirëpo rrethanat janë tjera në krahasim me ato të fillim viteve të nëntëdhjeta, dhe planifikimet eventuale serbe për ndonjë aventurë të re ushtarake në Ballkan, mundë të jenë të kobshme për Serbinë dhe mundë ta reduktojnë shtetin serb në atë që njihej nga historia si “Beogratski Pashalluk”
Prandaj blerja e gjashtë MiG-29 dhe e tridhjetë tankeve T-72B3, më tepër ka karakter psikologjik jo aq shumë për Kosovën sa frikës “Hrvatska do Zemuna”.”