Fadil Kajtazi thotë se Kosova rrezikohet nga shërbimet intelegjente ruse

20.03.2017 13:03:15

Kongresi Amerikan ka miratuar një Rezolutë me të cilën bën të qartë se Shqipëria rrezikohet nga ndikimet ruse.

Njohësi i çështjeve të sigurës, Fadil Kajtazi këtë e sheh edhe si sinjal edhe për rreziqet e tilla që i kanosen edhe Kosovës, prandaj ai fton Hashim Thaçin që në vend se të merret me krijim ushtrie dhe të na prish me aleatët, të caktojë një personalitet të fortë në krye të AKI-së dhe të trefishohet buxheti i saj

“Rezoluta e Kongresit të SHBA se “Shqipëria rrezikohet nga ndikimet ruse” është një sinjal i mirë për të parë rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës. Ky rrezik nuk vjen nga një kërcënim ushtarak rus, por nga ndikimi i shërbimeve inteligjente. Presidenti Thaqi ka detyrë kushtetuese ta ruaj vendin nga çdo kërcënim. Në vend të përpjekjeve për ta formuar ushtrinë duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë, më e udhës do të kishte qenë që ai të zgjedhë një personalitet të fortë për drejtor të AKI-së dhe t’i propozoj qeverisë trefishimin e buxhetit për AKI.” – thotë z. Kajtazi.