Fakte per abuzim me subvencione nga Zyra e Kryeministrit bazuar ne Raportin e Auditorit per 2018

20.06.2019 12:31:44

Nga Avdulla Hoti

1. Jane ndare 815 mije euro per nje OJQ ne kundershtim me Rregulloren 04/2017, e cila rregullore i percakton procedurat dhe kriteret per ndarjen e subvencioneve per OJQ. Per kete OJQ jane bere pagesa prej 806 mije euro pa raporte perkatese per punet e kryera. Auditori konstaton se per shkak te mungeses se raporteve, nuk mund te konstatoje per rregullsine e ketyre pagesave.

2. E njejta OJQ i ka marre edhe 30 mije euro per te njejtin projekt, nga Zyra per Ceshtje te Komuniteteve ne kuader te Zyres se Kryeministrit.

3. Jane ndare 315 mije euro per persona fizik nga Zyra per Ceshtje te Komuniteteve pa procedura dhe pa aprovim te komisionit. Ne disa raste jane ndare mjete per zbukurim te shtepive, si roleta te dritareve dhe fasade.

3. Mijera euro ndahen nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Kultures dhe Koordinatori Nacional per Kulture, Rini e Sport, per te njejtat projekte dhe per te njejtat OJQ.

Kur i sheh si jane perdorur subvencionet nga Kryeministri del ne pah arsyeja pse eshte trefishuar buxheti per subvencione i Kryeministrit nga 1.3 mil euro me 2017, ne 3.6 mil euro me 2018.

Te gjitha keto i gjeni ne Raportin e Auditorit per 2018 per Zyren e Kryeministrit. Ky raport do te diskutohet ne Komisionin per Mbikeqyrje te Financave Publike dhe eventualisht ne seance. Llogaridhenje do te kete.