Fakulteti apo zanati?

02.07.2017 16:33:48

Të rinjtë në Kosovë preferojnë më shumë të studiojnë sesa shkollimet profesionale apo trajnimet që ofrojnë institucionet kompetente në vend.

Fakulteti, thonë se ka më shumë perspektivë, pasi që në çdo konkurs pune fakulteti i përfunduar është kusht kryesor.