Falcao pranë rikthimit në Spanjë, e do edhe Milani!

25.02.2019 14:12:01

E ardhmja e sulmuesit të Monaco, Radamel Falcao mund të jetë sërish në Spanjë ose në Itali. Kolumbiani, i cili po kalon një sezon me ulje-ngritje në Principatë, për shkak edhe të problemeve me dëmtimet, duket se në qershor do të largohet.

Destinacioni i tij i radhës mund të jetë Valencia, që ka shfaqur interes për 33-vjeçarin, ndërkohë që në sfond rishfaqet edhe Milani, pavarësisht afrimit të Piatek në janar.

Megjithatë spanjollët duken më të favorizuar, pasi kolumbiani preferon një rikthim në La Liga, atje ku për 2 vite 2011-2013, shkëlqeu me fanelën e Atletico Madrid. Falcao ka një kontratë më Monaco deri në qershor të vitit 2020.