Familja 4 anëtarëshe mbetet pa shtëpi, shkak energjia elektrike (Video)

05.08.2016 20:19:43

Më parë patën jetë të vështirë, por të paktën kishin një kulm mbi kokë. Tri ditë më parë familja 4 anëtarëshe e Fatbardha Mujës mbeti edhe pa shtëpi, njofton Klan Kosova.

Objekti u përfshi nga flakët dhe për këtë ajo fajëson energjinë elektrike.

Drenisi 6 vjeç, Leonita 4 vjeçe dhe Shabani 1 vjeç e gjysmë, po vazhdojnë ta bëjnë gjumin në barakën e djegur.

Atyre nuk i bënë zgjidhje zyrtarët e Komunës së Drenasit. Ndonëse bashkëshorti i saj ishte veteran i luftës, Fatbardha thotë se nuk përfitoi asnjëherë asgjë.

.