Familja Dehari deklaron se nuk pranon ngushëllime nga institucionet shtetërore

09.11.2016 11:27:14

Në një deklaratë të tyre, nëna Xhemile babai Avni Dehari, dhe tashmë e veja Arta Boshtraj – Dehari, kanë shprehur refuzimin e tyre për të pranuar ngushëllime nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe vartësve të tyre.

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

 Familjarët e Astrit Deharit

Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari”. – thuhet në deklaratën e tyre.