Familja Gjoni nga Gjakova, ia fal gjakun e dy djemve familjes Hyseni nga Peja

03.02.2017 22:01:29

Familjarët e dy djemve Gjoni nga Gjakova, të cilët humben jetën dje në një aksident komunikacioni, ia kanë shtrirë dorën e pajtimit familjes Hyseni nga Peja. Këtë e ka bërë të ditur Pal Lekaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

 “’Të qoftë falë gjaku’, u dëgjua edhe sot nga burrëria shqiptare në Gjakovë, ku familja Gjoni nga Doblibari e Gjakovës ia fali gjakun e dy djemve të tyre familjes Hyseni nga Peja. Kjo ndodhi sot në ditën kur iu dha lamtumira e fundit dy të rinjve të familjes Gjoni, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor. Në prezencën e shumë qytetarëve e të prijësve fetarë, këto dy familje ia shtrin dorën e pajtimit njeri-tjetrit duke treguar se jemi një gjak e kemi një komb e në ditë të vështira jemi bashkë. Në këto ditë kur po na cenohet shteti nga armiqtë e përbetuar të Kosovës e shqiptarisë, nga Serbia, na duhet vetëm pajtimi e bashkimi i të gjithëve në një qëllim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/