Familjarët të shqetësuar për të burgosurit e rastit ‘Kumanova’ u bëjnë apel institucioneve të Kosovës

04.11.2016 19:58:18

Këshilli familjarë për rastin Kumanova ka shprehur shqetësimin e tyre për vendimet e institucioneve të drejtësisë maqedonase e që sipas tyre kanë të bëjnë me transferimin e të burgosurve nga një burg në tjetrin pa ndonjë paralajmërim.

Siç bëjnë të ditur ata, më shqetësues është fakti se disa të burgosurve u është lejuar vizita në burgjet ku janë transferuar nga avokatët, e disa të tjerëve jo!

Me këtë situatë, këshilli familjarë u ka bërë apel ministrisë së drejtësisë dhe ministrisë së brendshme të Maqedonisë që ta shikojnë më afër këtë rast.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

Te shqetesuar tej mase me vendimet misterioze e deri diku edhe absurde te institucioneve te drejtesise se Maqedonise per transferimin e te paraburgosurve  nga nje burg ne tjetrin pa paralajmeruar te burgosurit e madje as avokatet e tyre!    Behet e ditur se ky transfer ka ndodhur dje, te burgosurit po ktheheshin nga seanca e radhes e mbajtur ne Gjykaten e Shkupit, por destinacioni i kthimit te burgosurve ishte tjeter!!! Sot na shqeteson fakti edhe me teper, pse disa te burgosurve u eshte leju vizita ne burgjet ku jane transferuar nga avokatet e disa te tjereve jo!  Kerkojme nga ministria e drejtesise dhe ajo e brendshme e Maqedonise  te vezhgoje nga afer këtë rast, per te pare se cili eshte qellimi i ketij transferimi,  si dhe a jane duke u respektuar te drejtat e te burgosurve! Ne si familjare jemi te shqetesuar per shendetin e tyre fizik dhe mendor, sepse ndaj djemve tane nga dita e pare e deri me sot eshte ushtruar lloj-lloj torture! Kerkojme edhe nga Ambasada e Kosoves t’i vizitoje qytetaret e saj, sepse ky eshte obligim kushtetues e njerezor, edhe pse perkushtimi i saj lë për të dëshiruar, duke marr parasysh mungesat e saj te shpeshta edhe neper seanca gjygjesore te rastit te Kumanoves! Bëjmë apel edhe te organizatat nderkombetare qe veprojne ne Maqedoni si dhe te avokati i popullit, te shtrijnë autoritetin dhe te kryejne pergjegjesite e veta ndaj njerezve qe u shkilen te drejtat themelore