Farsa politike e samitit të Diasporës së Edi Ramës

19.11.2016 17:21:09

• I ashtuquajturi “Samiti i Diasporës” është samiti i Edi Ramës për mbijetësën politike të Edi Ramës. Ai është i tëri Farsë Elektorale e radhës.

• Edi Rama kërkon të identifikojë veten me Disaporën dhe të paraqitet si “Babai i Kombit”. Ai është faktori më përçarës midis shqiptarëve sot.

• Samitasit e Ramës janë ose bashkëpunëtorë të rregjimit komunist që braktisën familjet, ose fëmijët e atyre bashkëpunëtorëve, ose të mashtruar dhe naivë.

• Asnjë patriot i vërtetë që u largua nga Shqipëria për shkak të rregjimit barbar komunist të grupit të sotëm të Edi Ramës në pushtet nuk merr pjesë në samit.

• Të gjithë të afërmit e “armiqve të klasës” së babait të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit në Shqipëri janë përzënë nga administrata shqiptare. A përbëhet Shqipëria vetëm prej komunistëve? Vendin e baballarëve e kanë zenë fëmijët e persekutorëve më të egër komunistë të Europës.

• Ka edhe nga “Të arratisurit” samitas – shërbëtorë të komunizmit dje dhe sot. Dje shkatërruan familjet, sot vijnë ne Samitin e Kristaqit dhe të Sulës.

• Patriotët e vërtetë shqiptarë nuk mashtrohen nga Edi Rama dhe soji i tij. Ata e duan Shqipërinë sepse atdheu i përket të gjithë shqiptarëve, jo Edi Ramës.

• Edi Rama është shtypësi i fjalës së lirë. Ai do të përdor samitin për monologjet e veta bajate politike. Media e tij do të transmetojë vetëm ato që dëshiron ai. Media e lirë sot është armiku më i madh i Edi Ramës.

• Ku janë përfaqësuesit e më shumë se gjysmës së shqiptarëve: Demokratët? Kush i përfaqëson të djathtët në Samit? Djali i Sylë Sekretarit të Parë të Partisë dhe i Kristaq ekzekutorit?

• A është Diaspora “Mërgata e Qyqeve” e Ditmir Bushatit, e cituar së voni si e tillë?

• Samiti është një tentative padronizuese e Edi Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës, që i thërret në samitin e tij elektoral, kur ata kanë Ministrinë e tyre të Diasporës(!)

• Samiti është një Farsë Politike për mbijetesën politike të Edi Ramës. Ai do përdoret për qëllime elektorale në kushtet kur Rama është kthyer në një figure të urryer në Shqipëri të ngjashme me atë të Sorrosit në Amerikë.

• Ku është simboli i Unitetit Kombëtar i përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë – Presidenti i Republikës. A është samiti thjesht një mbledhje partiake e kanabistit Edi Rama!?

• Mos u mashtroni! Ky është një manipulim grotesk fals për interesa politike të një njeriu: – kanabistit, krenaristit, mashtruesit: Edi Rama.