Fatmir Limaj akuzon rëndë Hashim Thaçin

23.01.2017 19:32:01

Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, asnjëherë nuk është shkëputur nga dialogu me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë është për interesa të tij individuale, ai dëshiron që ende ta shfrytëzojë Kosovën për qëllime të tij. Pas trenit, po fillon një etapë e re dhe tash po shkojnë kinse po bëjnë riformatim të dialogut. Kemi lojtarë të vjetër pra është vazhdim i lojës së vjetër”.

“Kryeministri po vazhdon logjikën. Ai mund ta ndryshonte qasjen e dialogimit, por e ka vazhduar në mënyrë besnike këtë formë të dialogut dhe kjo tregon se është njëjtë, po shfrytëzojnë pozitat e tyre për interesat e tyre”, tha ai.

Madje Limaj, ka thënë se “krejt të këqijat që i kemi prej 2011, janë rezultat i politikës së Thaçit”.

“Si do të vinte treni, po të mos ishin zhvilluar bisedimet e papërgjegjshme? Ne jemi ngrit në këmbë dhe nga etja e qytetarëve për dinjitet, ju mjafton edhe një prezencë e tillë çfarë u demonstrua atje. Kush e ktheu Serbinë në Kosovë?”, ka pyetur Limaj

“Po e kthen kjo politikë, jo vetëm me trenin rus por po kthehet fuqishëm në një pjesë të territorit, edhe ekonomikisht, institucionalisht. Shteti serb nuk ka qenë asnjëherë më i organizuar se tash në pjesën veriore, dhe Beogradi mund ta destabilizojë në çdo kohë Kosovën”, tha Limaj.