Fatmir Limaj ka reaguar ndaj akuzave të bëra ndaj tij

28.10.2016 17:08:01

Pas bërjes publike të njoftimeve për një aktakuzë ndaj tij, Fatmir Limaj ka reaguar nëpërmjet një postimi të tij në facebook. Në këtë reagim, z. Limaj ka shprehur vërejtjet e tij lidhur me atakuzën, duke thënë se tri herë: dy herë UNMIK-u dhe një herë Tribunali i Hagës, kanë mbyllur rastet për mungesë provash, pastaj se ai akuzohet për vepra që i ka marr përsipër SHP i UÇK-së, si dhe për vepra që, sipas tij, i mveshen vetëm pse kan ndodhur në territorin ku vepronte brigada 121, dhe për vrasje që nuk diehn kush janë të vrarët.

Ky është i plotë postimi i tij:

“Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria.
Të vetmin arsyetim në të cilin prokuroria e mbështet aktakuzën është se vrasjet kanë ndodhur në territorin për të cilin prokuroria pretendon se në atë kohë ka qenë territor i brigadës 121 të UÇK-së.
Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve.
Shtrohet pyetja, si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk kam parandaluar diçka për të cilën fare nuk kam qenë në dijeni se mund të ndodhë.
Gjithashtu në aktakuzë thuhet se nuk është bërë asgjë për t’u hetuar rasti.
Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Nga kjo që thash më lartë del qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më përpjeke për të ndriçuar rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Këtu është duke u keqpërdorur ky rast në mënyrë që të vazhdojë përndjekja kundër meje.
Kjo besoj tanimë për të gjithë është e qartë. Familjarët e viktimave me të drejtë presin ndriçimin e rastit dhe zbulimin e fajtorëve dhe jo tragjedia e tyre familjare të shfrytëzohet për qëllime tjera.”/fokusi.org