Fatmir Xhafaj: ‘Vetting’ edhe për Policinë e Shtetit, çdo shkelje do dënohet

05.04.2017 11:29:46

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm paraditen e sotme në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Policisë me rastin e nisjes së kursit për patrullën e përgjithshme, ku kanë rezultuar fitues 418 kandidatë.

Në fjalën e tij Xhafaj u shpreh se sot policia është më e mirë, pasi është pjesë e reformave të mëdha dhe të thella të ndërmarra nga qeveria. Sipas ministri të ri të brendshëm, policia e shtetit do të jetë pjesë e vettingut.

“Një punonjës policie nuk mund të ketë precedent. Një punonjës me precedentë është shumë i rrezikshëm.

Do të dënohen të gjithë punonjësit e korruptuar, çdo konstatim për shkelje në polici do të dënohet”, – tha Xhafa ndërsa shprehu vullnetin e palëkundur të qeverisë dhe në veçanti të policisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të qeta është plotësisht i qartë.

Xhafaj u shpreh se kompromiset politike mund tw rrezikojnë rolin e vwrtetw tw Policisw sw Shtetit.

“Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e policisë së shtetit.

Ne e kuptojmë shumë mirë rolin që ka policia në një proces zgjedhor dhe e dimë shumë mirë çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë politike që është në qeveri nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin”.