Fauna e botës po zhduket

29.10.2016 14:41:41

Numri i kafshëve të egra në botë ka rënë për 58 për qind qysh në vitin 1970. Studimi i kryer nga Fondi Global i Kafshëve të Egra dhe Shoqëria Zoologjike e Londrës bën me dije se nëse trendi vazhdon, rënia mund të arrijë dy të tretat në vitin 2020.

Sipas studimit, humbjet më të mëdha janë vënë re tek kafshët që jetojnë në liqene dhe lumenj.

Aktivitetet njerëzore, tregtia me kafshë të egra, ndotja dhe klima kanë ndikuar në zhdukje.

“Bota e egër është duke u zhdukur në një shkallë të paparë”, tha Marco Lambertini, drejtor i Fondit Global të Kafshëve të Egra.