Fazli Veliu rizgjedhet kryetar i Institutit të Medias

25.02.2017 22:01:33

Instituti i Medias i Kosovës e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor në të cilin janë zgjedhur organet drejtuese të tij.

Kuvendi me shumicë votash rizgjodhi për një mandat katër vejçar në krye të IMK-së, Fazli Veliun, nënkryetar u zgjodh Agron  Krasniqi, ndërsa po sot është zgjedhur edhe bordi prej shtatë (7) anëtarësh.

Kryetari i IMK-së, Fazli Veliu, në raportin e punës theksoi se përgjatë mandatit dy vjeçar, IMK-ja është angazhuar në mbrojtjen e medieve të Kosovës.

Ai, po ashtu ka theksuar se mediat në Kosovë po mbyllen çdo ditë dhe se ky trend i mbylljes duhet të ndalet. Kjo sipas tij mund të arrihet duke krijuar kushte të mira të të bërit gazetari.

“Gezetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre të pavarur dhe të mos kërcënohen. Pa një gazetari të pavarur, shteti i Kosovës nuk mund të ndërtohet. Sot gazetarët në Kosovë po shtypen, kërcënohen e edhe po përndiqen nga politika”, u shpreh Veliu

Sipas tij, pa sundim të ligjit, nuk mund të mendohet një gazetari e lirë dhe e pavarur. Veliu gjithashtu kërkoi nga instutucionet e Kosoves dhe atyre ndërkombëtare që të gjitha rastet e vrasjes së gazetarëve të zbardhen.