Federata e Futbollit të Serbisë ‘shndërrohet’ në Federatën e Futbollit të Kosovës

06.10.2016 20:48:17

Federata e Futbollit të Serbisë ‘shndërrohet’ në Federatën e Futbollit të Kosovës

Hakeri shqiptar me inicialet A.K. e ka sulmuar faqen e Federatë së Futbollit Serb. Sipas portalit 34sad, sulmi është kryer gjatë ditës së sotme.

Sipas tyre, në mes të ueb faqes hakeri e ka vënë një fotografi dhe një porosi provokuese serbëve:

“E hakuar nga A.K. Kosova po e luan ndeshjen në Shkodër, Shqipëri”.

Lufta virtuale në mes të shqëiptarëve dhe serbëve, duket se nuk ka përfunduar në këtë fushë, shkruan portali serb 34sad.com.