Federer kap kuotën e 100 mln dollarë fitime në karrierë

27.01.2017 12:58:22

 

Fitorja në gjysmëfinalen e grand slemit të Australia Open ndaj Stanislas Wawrinka ka një shije të veçantë për tenistin zviceran Roger Federer. Jo vetëm se shkon në finalen e një turneu të madh, por se falë 1,8 milionë dollarëve të garantuara që ka fituar me këtë kualifikim, ai ka kaluar barrierën e 100 milionë dollarëve premio të fituar në karrierën e tij. Në klasifikimin e 10 tenistëve që kanë fituar më shumë premio në historinë e këtij sporti, sipër zviceranit është vetëm Djokovic, ndërkohë që në “top-10” janë edhe tri teniste femra.10 tenistët që kanë fituar më shumë premio nga turnetë (meshkuj dhe femra)

1 – Novak Djokovic, 107,978,543

2-Roger Federer, 100.630.825

3-Serena Williams, 83.611.761

4-Rafael Nadal, 79.557.302

5-Andy Murray, 59.048.644

6 – Pete Sampras, 43.280.489

7 – Maria Sharapova, 36.484.486

8 – Venus Williams, 36.285.058

9 – Andre Agassi, 31.152.975

10 – David Ferrer, 29.875.503