Federer, Messi, Ronaldo, shpallet fituesi (FOTO)

13.01.2017 13:38:08

Roger Federer është sportisti që ka përfitimet më të larta në botë nga marketingu.

Ky është përfundimi i një studimi të tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, sipas të cilit, tenisti zviceran fitues i 17 titujve Grand Slam, është në krye të klasifikimit me 49.2 milionë Paund të përfituara nga kontratat e tij të sponsorizimit me kompani të tilla si Nike, Wilson, Credit Suisse, Mercedes e Rolex.

Ajo që të bën përshtypje është se në vendin e dytë nuk është as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi. Menjëherë pas Federer për fitimet nga marketingu pozicionohet ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James me 44.3 milionë Euro, ndërsa i treti është golfisti Mickelson, transmeton “Top Channel”.

Klasifikimi i Mirror vijon me Woods, Durant,McIlroy dhe Djokovic. Përsa u përket dy yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo është në vendin e 8 me 26.2 milionë Paund përfitime nga kontratat e sponsorizimit, ndërsa argjentinasi Messi është i 11 me 23 milionë funte.